11:54 / E Shtunë, 03 Korrik 2021 / B O

BMW-ja paralajmëron probleme me furnizim edhe në gjysmën e dytë të vitit 2021

Gjiganti i veturave, BMW, paralajmëroi se mungesa e çipave që ka pllakosur industrinë e veturave mund të çojë në humbjen e mëtejshme të prodhimit, ku përmes një deklarate të premten ka thënë se nuk tregoi shenja uljeje dhe furnizimi do të mbetej i ultë edhe në gjysmën e dytë të vitit.

Prodhimi po ndalohej në vende të ndryshme, qoftë në baza ditore ose ndërrime individuale, ka thënë Milan Nedeljkoviq, anëtar i bordit të BMW-së i ngarkuar me prodhimin, duke shtuar se prodhimi i humbur ishte rreth 30.000 “njësi” deri më tani këtë vit.

Ai shtoi se mangësi të mëtejshme ishin të mundshme.

“Furnizimi me çipa është me të vërtetë kritik”, u tha Nedeljkoviq gazetarëve në një ngjarje për të shënuar fillimin e prodhimit serik të automjetit elektrik sportiv të BMW iX.

“Pikëpamja për gjysmën e dytë të vitit, gjithashtu, mbetet kritike. Supozimi fillestar, që do të vihet nën kontroll mjaft shpejt dhe do të mbulohet pak a shumë në gjysmën e parë të vitit, është i vështirë”.

Nedeljkoviq bëri komentet ndërsa BMW-ja ka thënë se planifikon të rritë ndjeshëm prodhimin e veturave elektrike në fabrikën e saj në Dingolfing, e cila përbënte më shumë se një të dhjetën e prodhimit të saj të përgjithshëm vitin e kaluar, ndihmuar nga SUV iX i saj.

Prodhuesi i veturave luksoze ka thënë se bëri më shumë se 18.000 vetura elektrike në vend vitin e kaluar, duke zënë rreth 8% të prodhimit, duke shtuar se pjesa do të dyfishohet në 16% në 2021.

BMW gjithashtu ka thënë që gjysma e automjeteve të prodhuara në Dingolfing do të elektrizohen nga mesi i dekadës.