08:54 / E Enjte, 04 Nëntor 2021 / C E

BMW M5 F90 me 800 kuaj fuqi që tingëllon si një mitraloz lufte

Ngjarja ‘StreetGasm’ e organizuar kohët e fundit në Utrecht, Holandë ishte një festival i vërtetë ku BMW u paraqit me disa makina interesante, duke përfshirë një M3 E92 me 650 kuaj fuqi.

Tani kemi hasur në një tjetër ‘bishë’ të modifikuar që të përputhet me nivelet e fuqisë së supermakinave. Me një përmirësim të fazës 2, kjo M5 e gjeneratës F90 është një armë serioze në rrugë, shkruan Indeksonline.

Kjo veturë më shumë tingëllon si një pushkë mitraloz lufte për shkak të një sistemi shkarkimi të personalizuar ‘Supersprint’ duke i dhënë motorit V8-turbo një tingull edhe më agresiv që fqinjët tuaj ndoshta do ta urrenin të dëgjonin herët në mëngjes.

Motori i MBW 4.4 litra i modifikuar mund të prodhoj deri në 850 kuaj fuqi.

E përfunduar në atë që duket si një mbështjellje e trupit në ngjyrë vjollce mat, M5 nuk e ka problem të shoqërohet me supermakina si McLarens si dhe me disa vëllezër nga Bavaria, duke përfshirë një M5 E60 blu të bardhë dhe një M4 Convertible.

Disa do të argumentonin se ky F90 M5 mbresëlënës është i tepërt, por ne kemi parë ndërtime edhe më të egra që nga debutimi i këtij brezi disa vite më parë. /IndeksOnline/