14:42 / E Shtunë, 10 Mars 2018 / indeksADMonline

BMW nuk do të zhvilloj makina autonome pa timon apo pedale

BMW thotë se nuk po zhvillon asnjë makinë pa timon ose pedale, pavarësisht rritjes së vazhdueshme të teknologjive autonome.

Duke folur për Carscoops gjatë “Geneva Motor Show” , zëdhënësi i BMW, Wieland Bruch, tha se modelet e ardhshme të BMW do të mbeten të orientuara drejt shoferit, transmeton IndeksOnline.

“E gjithë arsyeja pse funksionon BMW si markë, është se konsumatorët individualizojnë produktet e tyre dhe se ato vijnë me kërkesa emocionale.

“Çelësi ynë për suksesin në të ardhmen është se ne duhet ta mbajmë makinën si një temë individuale dhe emocionale aspiruese. Gjithashtu mund të themi se nëse një model BMW mund të lëvizë në mënyrë autonome, ajo do të ketë një timon, dhe klienti do të ketë zgjidhjen nëse dëshiron ta drejtoj vet apo jo.

“Ne nuk kemi asnjë makinë në zhvillim ku nuk ka pedale ose nuk ka timon,” konfirmoi Bruch.

Jo të gjitha markat ndajnë këtë mendim. P.sh Volkswagen prezantoi së fundmi konceptin I.D , e cila është një flagship pa timon dhe pedale. /IndeksOnline/