12:24 / E Premte, 10 Korrik 2020 / indeksADMonline

BMW-së M3 i testohet shpejtësia në “autoban” të Gjermanisë

BMW Infinitas Hurricane M3 i janë testuar përformancat në një “autoban” të Gjermanisë.

Pamjet, të mundësuara në këndin “Point Of View” nga vetë shoferi, tregojnë momentin kur makina e përshkon shpejtësinë mbi 300 km në orë për më shumë se 2 herë.

Ndër të tjera, modeli i ri i BMW gjithashtu përshkon shpejtësinë nga 0 në 100 km në orë përbrenda 3 sekondash.

Krahas përformancës së makinës, bie në sy edhe pamja piktoreske që ngërthen në vete “autobani” në të cilin u testua M3.