14:21 / E Mërkurë, 10 Janar 2018 / indeksADMonline

BMW Serie 8 duket e gatshme për debutim [Foto]

Ne kemi parë fotografi të panumërta të spiunazhit të BMW Serie 8 gjatë muajve të fundit, ndërsa tani mund të shohim nga një vështrim kompletësisht i qartë.

Modeli i prodhimit mbetet mjaft besnik ndaj konceptit të paraqitur muaj më parë, pasi ajo përmban fenerët ( dritat e përparme ) të ngushtë dhe një grilë të madhe me krom.

Makina gjithashtu ka një parakolp më konvencional para dhe pasqyra të ridizajnuara, me dritat sinjalizuese të integruara.

Fotot janë paksa të turbullta, por ky model i veçantë duket se mban distinktivin 850i. Nëse 750i është ndonjë tregues, do të thotë se kjo Coupe është mundësuar nga një motor 4.4 litra TwinPowr Turbo V8 që prodhon 445 kuajfuqi.

BMW Serie 8 Coupe do të hyjë në prodhim më vonë këtë vit. Versionet M8 janë gjithashtu në punë dhe drejtori i BMW M , Frank van Meel, ka sugjeruar se mund të jenë më të fuqishëm se M5 që zhvillon 600 kuajfuqi. /IndeksOnline/