12:29 / E Premte, 08 Nëntor 2019 / indeksADMonline

BMW Australia u bën thirrje 12.000 shoferëve: Ndalo menjëherë ngasjen e Serisë-3!

BMW Australia ka lëshuar një tërheqje urgjente që ndikon në mbi 12.000 makina të Serisë 3 (E46) të ndërtuara midis nëntorit 1997 dhe qershorit të vitit 2000.

BMW-ja thotë se pronarët e automjeteve të prekur “duhet të ndalojnë drejtimin” menjëherë dhe të kontaktojnë autosallonin e tyre për të aranzhuar një inspektim.

Shërbimi është kaq urgjent sa që BMW-ja publikoi një PDF me 254 faqe, duke renditur çdo VIN të prekur dhe vuri në dukje se tërheqja nuk figuron në mjetin e kërkimit në internet të kompanisë.

Komisioni Australian i Konkurrencës dhe Konsumatorit (ACCC) thotë se tërheqja u shkaktua nga një airbag Takata që “përbën një rrezik kritik vdekjeje ose dëmtimi serioz për udhëtarët e automjeteve.”

Këta airbag u instaluan në Seritë 3-të dhe inflatori i tyre i airbagut mund të shpërthejë nëse një automjet është i përfshirë në një përplasje. Kjo mund të dërgojë “fragmente të mprehta metalike” në kabinë dhe këto mund të vrasin ose dëmtojnë potencialisht udhëtarët. /IndeksOnline/