21:50 / E Hënë, 27 Nëntor 2017 / B O

BMW X5 i ri dhe Serie-8 kapen duke u testuar në Sloveni

Që të dy makinat e reja të BMW-së , X5 dhe 8-Serie do të lansohen vitin e ardhshëm, por kompania është ende e zënë duke u marr me testimin e prototipave në qytete anembanë botës.

X5 dhe 8-Serie janë fotografuar në Ljubljanë të Slovenisë, transmeton IndeksOnline.

Sic mund ta shihni, maskimi është kogja i plotë, duke zbuluar shumë pak për formën e SUV-it dhe elementët tjera.

Por X5 ishte fotografuar edhe më herët me maskim më të vogël, ku vëreheshin grila më të mëdha, “hunda” më e theksuar, dritat e pasme më të vogla – të pakten skajet janë dukshëm më të vogla.

Poashtu modeli i ri X5 duket më i gjatë se modeli aktual dhe i mëparshëm, më shumë hapësirë për pasagjerë dhe bagazhe.

Sa i përket performancave, pritet diçka e ngjajshme në atë që gjindet në Serinë 5 dhe 7. Shumëllojshmëri e motorëve të benzinës dhe naftës, duke përfshirë gjithashtu një model plug-in hybrid dhe dy motorë me fuqi V8 M, me 600 kuajfuqi.

Sa i përket modeli të ri 8-Series, makina pritet të jetë shumë e përafërt me konceptin e prezantuar para disa muajve. Seria 8 do të përdorë gjithashtu platformën CLAR, duke u ofruar konsumatorëve një zgjedhje të Coupe ose Convertible, poashtu me një version më të fuqishëm M8. /IndeksOnline/