11:47 / E Mërkurë, 04 Prill 2018 / indeksADMonline

BMW X5 i ri: Më i madh, më i lehtë dhe më agresiv

Gjenerata e ardhshme e BMW X5, e vendosur si një model 2019, është spiunuar duke bërë testet e performancës.

Ashtu si me imazhet e mëparshme të këtij SUV-i, prototipet e fotografuara janë me kamuflazh dhe disa nga ndryshimet në stil janë të vështira për tu dalluar.

Megjithatë, disa ndryshime kapin e syrin, e sidomos grilat që janë dukshëm më të mëdha se ato të modelit aktual, shkruan IndeksOnline. Poashtu edhe dritat e përparme duket të jenë LED DRL, ndërsa ato të pasme shumë më të holla se modeli i tanishëm.

Një nga prototipët e spiunuar gjithashtu shihet me një set rrotash sportive dhe ka mundësi të jetë një variant M i markës.

Sa i përket brendësisë, përmirësimet më drastike nga modeli aktual do të vijnë në lëkurë. Ashtu si gjenerata e fundit Serie-5 dhe Serie-7 edhe X5 e re do të ketë arkitekturën CLAR.

Kjo do ta bëjë këtë model më të gjatë, më të lehtë dhe më agresiv se modeli aktual.

X5 i ri ka gjasa të prezantohet në shtator të këtij viti. /IndeksOnline/