10:17 / E Premte, 02 Shkurt 2018 / indeksADMonline

BMW X5 M i ri fotografohet gjatë testimeve [Foto]

BMW po përgaditet të prezantoj gjeneratën e ardhshme të modelit me performanca të larta X5 M.

I fotografuar gjatë testimit në Suedi, X5 M i ri ka një dukje më të guximshme, pasi adopton një grilë më të madhe në anën e përparme, e cila duket e ngjashme me atë të përdorur në konceptin e X7 iPerformance, shkruan IndeksOnline.

Pjesa e përparme gjithashtu përmban vrima të mëdha të ajrit dhe dritat e përpara të reja LED.

Karakteristika të tjera të rëndësishme përfshijnë një spoiler më të gjatë në pjesën e pasme.

Ashtu si modeli standart, X5 M do të përdorë platformën CLAR që është edhe në Serie 5 dhe 7 të BMW. Kjo do të thotë se mund të presim disa kursime të konsiderueshme në peshë dhe disa thashetheme pohojnë se modeli mund të bjerë deri në 300 kg.

Fuqia pritet të sigurohet nga i njejti motor që është në M5 të ri. Motor ky M TwinPower Turbo V8 me 4,4 litra që prodhon 600 PS.

Falë fuqisë shtesë dhe peshës, X5 M mund të arrij sprintin 0-100 km/orë në më pak se 4 sekonda. /IndeksOnline/