Ky sistem i Mercedes-GLE të ri do iu lë pa fjalë
Mercedes GLE i ri synon të pushtojë segmentin SUV, duke ofruar një përzierje mes luksit, rehatisë dhe një sërë teknologjish të avancuara, përfshirë edhe pezullimin mbresëlënës të kontrollit të trupit E-Active.
Mercedes pretendon se është sistemi i parë i pezullimit në treg i cili mund të kontrollojë individualisht forcat dhe zbutjen në çdo rrotë, që do të thotë se mund të luftojë jo vetëm lëvizjen e trupit, por edhe terrenin në të njëjtën kohë.
Kontrolli i ri i trupit E-Active përmban një sistem elektrik 48 volt dhe është i kombinuar me pezullimin ajror Airmatic të sapo zhvilluar në GLE. /IndeksOnline/