22:21 / E Enjte, 25 Korrik 2019 / indeksADMonline

Boca Juniors në kontakte me Icardin

Karriera e Mauro Icardi në Inter është duke përfunduar, me lojtarin që aktualisht stërvitet në Milano ndërsa Antonio Conte është në turne me ekipin e tij në Azi. Disa ekipe kanë shprehur interesim për ish-kapitenin e Nerazzurrit, me Juventusin dhe Napolin duke u dukur si më të rëndësishmit, por ka edhe një klub surprizë që fshihet në sfond.

Sipas Fox Sport në Argjentinë, Boca Juniors bëri kontakte fillestare me Wanda Nara për një lëvizje të mundshme, por hipoteza u refuzua nga gruaja dhe agjenti i Icardi, pasi sulmuesi, për momentin, nuk donte të kthehej në shtëpi, përcjell Indeksonline.

Për më tepër, Nerazzurët as nuk duan të dëgjojnë për mundësinë e huazimit të lojtarit dhe do të marrin në konsideratë vetëm transferimet e përhershme./Indeksonline/