22:19 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Boksieri i famshëm vendosë të pensionohet, e mbylli karrierën me rekord impresiv

Tony Bellew ka konfirmuar se është pensionuar nga boksi.

Bellew ishte mposhtur brutalisht nga Oleksandr Usyk 12 ditë më parë.

Ai tha pas humbjes në Mançester se do ta njoftojë pensionimin, transmeton IndeksOnline.

35-vjeçari i ka fituar 30 përballje – 20 prej tyre me KO.

Bellew, gjithashtu, e mposhti David Hayen dy herë para se të përballej me Usyk.

”Është koha që unë ta lë ringun, dhe dua t’ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen gjatë gjithë këtyre viteve”, shkroi Bellew në ueb-sajtin e tij./IndeksOnline/