08:24 / E Diele, 19 Janar 2020 / indeksADMonline

“Bomba” e mëngjesit, Mayweather paralajmëron duelet ndaj McGregor dhe Khabib

Conor McGregor për 40 sekonda arriti ta mposhte Donald Cerronen në rikthimin e tij në UFC.

Ndërsa pas kësaj ndeshje ishte Floyd Mayweather që reagoi i pari.

Ai publikoi fillimisht një foto që paralajmëronte një ndeshje Mayweather – McGregor 2, e kësaj radhe në UFC.

Ndërsa disa minuta më vonë ishte prapë Mayweather që e bëri të njëjtën foto ndërsa tani me Khabib Nurmagomedov./Indeksonline/