08:03 / E Martë, 12 Qershor 2018 / indeksADMonline

“Bomba” e mëngjesit/ Wilder arrin marrëveshje me Joshuan, dueli i shekullit zhvillohet në Britani (Video)

Është arritur marrëveshja mes Anthony Joshuas dhe Deontay Wilder.

Boksieri nga Amerika, Wilder ka deklaruar përmes rrjeteve sociale se ka arritur marrëveshje me kampionon botëror të peshave të rënda, Anthony Joshua.

Wilder ka pranuar ofertën e britanikut, që kap vlerën e 50 milionë dollarëve, shkruan IndeksOnline.

“Për të gjithë tifozët e Joshuas. Oferta 50 milionëshe për t’u përballur me Joshuan në Amerikë është në dispozicion. Sot u pajtova edhe për një duel në Britani. Nëse ai do luftë në Britani, topi është në ring. Pra ai tani ka mundësi të zgjedh se ku do të luftoj”, ka shkruar Wilder në rrjetet sociale.

Joshua (28-vjeçar) ka të zhvilluar 21 duele dhe të gjitha e i ka fitore, 20 me nokaut dhe një me pikë të gjyqtarëve.

Në anën tjetër, Wilder (32-vjeçar), ka të zhvilluar 40 meçe, me të gjitha fitore, 39 me nokaut dhe një më pikë nga gjyqtarët.

Në rast se një duel i tillë zyrtarizohet, atëherë duhet pritur muaji gusht apo ai shtator./IndeksOnline/