12:33 / E Premte, 17 Gusht 2018 / indeksADMonline

“Bombardon” Milani, zyrtarizon dy transfere

Milani tani edhe zyrtarisht ka prezantuar dy blerjët më të reja dhe të fundit për këtë merkato. Diego Laxalt dhe Samu Castillejo janë dy lojtarë të rinj të Milanit. Vijnë që të dy në formë huazimi me të drejtë blerje.

Pas vizitave mjekësore të kaluara me sukses, Samu Castillejo dhe Diego Laxalt kanë nënshkruar pasditen e djeshme kontratat e tyre që do t’i lidhin për katër vite me Milanin, duke u bërë zyrtarisht kuqezinj.

Me nënshkrimin e lojtarëve Bakayoko, Castillejo dhe Laxalt, AC Milan përfundoi transferimet në hyrje për këtë sesion merkatoje”. /IndeksOnline/

Temat: