22:09 / E Enjte, 27 Shtator 2018 / indeksADMonline

Bonucci: Juventusi është më i fortë tani

Leonardo Bonucci beson se Juventusi është përmirësuar që prej aventurës së tij në Milan dhe se Napoli është ka fituar mentalitet me Carlo Ancelottin.

Mbrojtësi kaloi një vit në ”San Siro” te Milani, por u rikthye në një marrëveshje shkëmbimi me Mattia Caldaran.

”Trajneri tani është më i mirë, kjo skuadër është më e pjekur, dhe unë mendoj se ky është ndryshimi kryesor që prej të kaluarës”, tha Bonucci për JTV, transmeton IndeksOnline.

”Gjatë 18 muajve të ardhshëm, unë besoj se skuadra ka bërë një hap përpara, para se gjithash në ndeshjet ndaj skuadrave të vogla, të cilat na krijonin shumë probleme”.

”Sot, falënderuar disa lojtarëve, trajnerëve, Juventusi është më cilësor”, shtoi Allegri.

Juventusi i ka fituar shtatë ndeshjet e para në Serie A këtë sezon, dhe të shtunën do të përballet me rivalin direkt, Napolin./IndeksOnline/