11:36 / E Diele, 02 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Allegri zbulon arsyen se pse CR7 i ekzekuton penalltitë te Juventusi

Cristiano Ronaldo duhet gjithnjë të shënojë nga penalltitë që të falet për ”demolimin” e klubit në sezonin e kaluar në Champions League, thotë trajneri, Max Allegri.

Goli i Ronaldos nga penalltia në minutën e 98-të për Real Madridin e eliminoi Juventusin nga Evropa në një çerekfinale kontraverse në prill.

Superylli portugez iu bashkua Juventusit në verë, dhe deri më tani, në 18 ndeshje, ai ka shënuar 11 gola, transmeton IndeksOnline.

I pyetur në lidhje me ekzekutimin e penalltive nga Ronaldo për skuadrën e tij, Allegri tha se është një mënyrë që 33-vjeçari të harrohet për ”heroizmin” e tij ndaj Juventusit në Evropë.

”Ronaldo i ekzekuton penaltitë”, tha ai në një konferencë për shtyp. ”Pasi ai shënoi ndaj nesh në minutat shtesë, si mund ta lë dikë tjetër ta bëjë këtë?”.

”Ai duhet të bëjë diçka që të falet. Ai i ekzekuton penalltitë dhe shënon.. gjithnjë”./IndeksOnline/