15:38 / E Premte, 10 Gusht 2018 / indeksADMonline

Bonucci: Në Milan shkova për inati, Juve është shtëpia ime

Leonardo Bonucci u rikthye te Juventusi dhe sot është bërë edhe prezantimi i tij zyrtar si lojtari i bardhezinjve. Lojtari shprehet i lumtur për këtë rikthim dhe ka kuptuar se largimi nga Juventus nuk ka qenë diçka e mirë pasi ai thotë se kur ka ikur ka qenë inatosur.

“Raporti me Allegrin është diçka që ndodh gjatë një viti futbollistik. Ne jemi sqaruar, kemi shtrënguar duart dhe përqafuar si në raste të tjera. Në Londër, kur takova trajnerin, i kam kushtuar atë çmim pasi falë tij jam përmirësuar. Kur u largova, ishte fryt i inatit, por pata fatin që u ktheva falë presidentit Agnelli.

Mora atë vendim në atë moment pasi nuk ndjehesha në rehati, nuk ndjeja se isha në vendin e duhur, se mund të isha vetvetja në atë periudhë. Desha të bëja një ndryshim dhe mendova se ai ndryshim mund të më jepte diçka më shumë. Por gjatë sezonit gjërat shkuan ndryshe, lashë zemrën këtu në Torino, familja vazhdoi këtu, lashë shtëpinë ku jetova çdo ditë. Ndaj bëra një hap mbrapa dhe pavarësisht kërkesave të shumta që kisha nga skuadra të tjera, dëshira ime e vetme ishte të kthehesha të Juventusi. E kuptoj reagimin e tifozëve, vërshëllimat dhe protestat dhe e pres të njëjtën gjë edhe nga kundërshtarët, është detyra ime t’i bind për të kundërtën.

Temat: