20:53 / E Enjte, 22 Mars 2018 / indeksADMonline

Bora dhe i ftohti fat për Kosovën, tri pikë të plota kundër Azerbajxhanit (Video)

Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat U21 ka shënuar fitore të rëndësishme në rrugë për Euro 2019.

Në stadiumin “Adem Jashari”, Mitrovicë, djelmoshat e Rafet Prekazit mposhtën 2 me 0 Kombëtaren e Azerbajxhanit, shkruan IndeksOnline.

Dy golat e fitores ekipi i Kosovës i shënoi në pjesën e dytë. Të parin e realizoi Florent Hasani në minutën e 54’të, kurse të dytin, Besfort Kolgeci në minutën e 61’të.

Me këtë fitore Kosova tani ngritët në pozitën e 3’të me 10 pikë, aq sa ka edhe Irlanda në pozitën e dytë, por për shkak të golaverazhit qëndron më lartë.

Kujtojmë se ndeshja e radhës për djelmoshat kosovar zhvillohet më 27 mars, me Gjermaninë në stadiumin “Adem Jashari”./IndeksOnline/