10:56 / E Shtunë, 01 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Bora do të jetë në emisionin e tij dhe Romeos sonte, Donaldi zbulon detajet: Shumë gjëra do të ndodhin!

Nesër nis “Më lër të flas” dhe tashmë e dini se kush do të jetë e ftuar në program: Pikërisht Bora Zemani!

Por së fundmi Donaldi, ka publikuar një video të promos së emisionit, ku bën me dije se shumë gjëra do të ndodhin në puntatë.

Gjithashtu, ai paralajmëroi se nuk do të ketë ofendime apo dhunë.

“Nesër në 1 tetor do të jem me Bora Zemanin në një bisedë si njerëzit. Nuk do të ketë ofendime, të shara, dhunë fizike ose verbale. Shume gjëra do të ndodhin me këtë puntatë, gjëra që kjo video nuk kishte kapacitet t’i përballonte”, shkruan aktori i njohur.

Pasi u shfaqën vazhdimisht së bashku në sytë e publikut dhe pasi mikesha e tyre Semi ‘konfirmoi’ ribashkimin me një foto, Bora dhe Donaldi s’kanë ç’të fshehin më. Ata kanë marrë një “hap të rëndësishëm” në marrëdhënien e tyre, duke i lejuar të gjithë ta marrin vesh se janë bashkë.

Pas kaq muajsh, Bora dhe Donaldi ndiqen sërish në Instagram dhe ky veprim është marrë gjithashtu si konfirmim i romancës.