20:20 / E Diele, 10 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Bora mbulon San Siron, rrezikohet ndeshja (Foto)

Ndeshja në mes të Milanit dhe Bolognas rrezikon të mos luhet.

Bora që ka goditur një pjesë të Veropës, ka mbuluar edhe qytetin e Milanos.

San Siro është mbuluar me borë dhe kur kanë mbetur gjysmë ore nga fillimi i ndeshjes, mediat italiane japin një alarm të keq.

Inspektorët e Serie A janë duke inspektuar fushën dhe pritet një vendim edhe pse janë marrë masa për këtë.

Kujtojmë se dy ndeshje në Holandë u anuluan për shkak të reshjeve të borës. /IndeksOnline/

Temat: