10:20 / E Mërkurë, 26 Shtator 2018 / indeksADMonline

Sipas legjendës së Milanit, Juventusi është më i miri në botë me CR7

Juventusi është skuadra më e mirë në Evropë me Cristiano Ronaldon, gjithnjë sipas trajnerit të Bolognas, Filippo Inzaghi.

33-vjeçari iu bashkua Juventusit nga Real Madridi në korrik dhe ka shënuar tre gola në gjashtë ndeshje që prej ardhjes së tij në Torino.

Juventusi e ka fituar shtatë herë titullin e Serie A në shtatë vitet e fundit dhe e ka arritur dy herë finalen e Champions Leagues në katër vitet e fundit.

Dhe tani lojtarët e Massimiliano Allegrit e kanë nisur sezonin e ri në mënyrë perfekte duke i fituar pesë ndeshjet e para të këtij sezoni, transmeton IndeksOnline.

Image result for filippo inzaghi bologna

Inzaghi, skuadër e cila e viziton Juventusin në ”Allianz Stadium”, beson se lideri i Serie A-s është klubi më i mirë në Evropë.

”Juventusi e ka dominuar Italinë në vitet e fundit dhe në Evropë ishte shumë afër ta fitonte Champions Leaguen”.

”Me Cristiano Ronaldon, i cili është futbollisti më i mirë në botë, Juventusi është skuadra më e mirë në botë ose së paku ndër skuadrat më të mira në botë. Por, kjo s’është diçka e re dhe të gjithë e dinë këtë”.

”Siç e kam thënë më parë, ne kemi nevojë të jemi perfekt ndaj Juventusit. Shpresojmë t’i befasojmë të gjithë ashtu siç ndodhi ndaj Romës. E bëmë njëherë, dhe mund ta përsërisim atë”, përfundoi Pippo./IndeksOnline/