19:54 / E Shtunë, 01 Shtator 2018 / indeksADMonline

Interi regjistron fitoren e parë, mposhtë me lehtësi Bolognan: Notat e lojtarëve

Interi ka arkëtuar më në fund tri pikët e para në sezonin e ri në kampionatin italian, Serie A.

Skuadra e Luciano Spallettit ka arritur ta mposhtë me lehtësi Bolognan në kuadër të javës së tretë në Serie A.

Në ndeshjen e zhvilluar në ”Renato Dall’Ara”, Interi ka triumfuar me rezultat bindës, 3-0, transmeton IndeksOnline.

Radja Nainggolan shënoi golin e parë me fanellën e Interit në minutën e 66-të të ndeshjes.

Ndërsa, dy golat tjerë i shënuan Antonio Candreva (’82) dhe Ivan Perisic në minutën e 85-të për ta renditur Interin në vendin e pestë me 4 pikë.

Notat e lojtarëve mundësuar nga WhoScored mund t’i shikoni në foton e mëposhtme./IndeksOnline/

Temat: