18:52 / E Hënë, 17 Shtator 2018 / indeksADMonline

​Starti i dobët, Inzaghi rrezikon të shkarkohet nga Bologna

Filippo Inzaghi nuk po kalon momente të mira me skuadrën e Serie A.

Humbja e tretë në katër xhiro shton presionin te trajneri Filippo Inzaghi. Pas katër javësh kampionat ekipi i drejtuar nga 45-vjeçari renditet në vendin e 18-të, me vetëm një pikë të grumbulluar.

Kandidatët për të zëvendësuar Inzaghin nuk mungojnë dhe një ndër alternativat është pikërisht ish-trajneri i Italisë, Cesare Prandelli, i cili, momentalisht, është pa skuadër.

61-vjeçari ka shprehur shpeshherë dëshirën e rikthimit në drejtimin e një ekipi.