75 Mall Live Search
12:00 / E Shtunë, 23 Maj 2026 / Gj Sh

Bordi i Real Madridit vendos për kandidaturën e Florentino Perez

Bordi i Real Madridit ka miratuar kandidaturën e Florentino Perezit, për preisdent të klubit.

Perez ka shfaqur kandidaturën për mandatin e tij të tetë, apo i gjashti radhazi që nga viti 2009, shkruan IndeksOnline.

Ai javë më parë shpalli zgjedhje për presidnet të Real Madridit, edhe pse morri mandatin një vit më parë, derisa bëri thirrje edhe personave tjerë të kandidojnë, pasi deri më tani nuk kishte kundërkandidatë.

Real Madrid njoftoi këtë të shtunë se kandidatura e kryesuar nga Florentino Pérez është miratuar në një vendim të marrë unanimisht nga Bordi Zgjedhor.

”Në orën 12:30 të ditës së premte, më 22 maj, Z. Eduardo Fernández de Blas, duke përfaqësuar kandidaturën presidenciale të anëtarit numër 1,484, Z. Florentino Pérez Rodríguez, u paraqit para këtij Bordi Zgjedhor dhe dorëzoi dokumentacionin e kandidimit.

Nuk kërkohet garanci bankare pasi kandidati i lartpërmendur nuk është i detyruar ta bëjë këtë sipas dispozitave të nenit 40.C.5 të Statutit Social të Real Madrid CF.

Pasi shqyrtoi në detaje kandidaturën e paraqitur brenda afatit dhe duke konstatuar se ajo i plotëson të gjitha kërkesat e përcaktuara në rregulloret zgjedhore aktuale dhe dispozitat e tjera ligjore në fuqi, ky Bord Zgjedhor miraton unanimisht marrëveshjen e mëposhtme:

PËR TË SHPALLUR TË VLEFSHME KANDIDATËN E PREZANTUAR NGA Z. EDUARDO FERNANDEZ DE BLAS DHE TË DREJTUAR NGA Z. FLORENTINO PÉREZ RODRÍGUEZ, në përputhje me dispozitat e nenit 40, seksionet B) dhe C) të statutit aktual të klubit DHE KOMUNIKIMI I TRANSFERIMIT TË PRANIMIT TË KANDIDATËS SË LËPËRMËNDETUR PËRMES ADRESËS SË EMAIL-IT TË OFRUAR NGA PËRFAQËSUESI I KANDIDATËS.”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/