20:02 / E Martë, 27 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Borë e madhe, rrugët e kryeqytetit po pastrohen (Foto)

Reshjet e borës të cilat kanë filluar që dy ditë ende nuk janë ndalur, duke shkaktuar kështu vështirësi në qarkullim të veturave.

Në kryeqytet,kompanitë që janë të kontraktuara nga komuna për mirëmbajtje të rrugëve, janë parë në lagjen Dardania duke pastruar rrugët, shkruan Indeksonline.

Moti shumë i ftohtë e me reshje bore është paralajmëruar edhe për ditën e nesërme.