23:20 / E Shtunë, 18 Mars 2023 / MSH

Borrell: Ju lajmëroj se Kosova e Serbia janë pajtuar për marrëveshje, tani pritet implementimi

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, Josep Borrell, është deklaruar pas takimit të ndërmjetësuar mes Kosovës dhe Serbisë, takim ky që zuri vend në Ohër të Maqedonisë së Veriut, raporton Indeksonline.

Në një konferencë për media, Borrell ka deklaruar se ishte ditë e gjatë dhe se objektivat e takimit të sotëm ishin që të arrihej një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

“Marrëveshja ishte arritur në shkurt, ndërkaq sot ishte objektive se si të implementohej arritja e marrëveshjes… Jam i lumtur t’iu njoftoj se pas 12 orësh kemi një marrëveshje. Deklaroj se Kosova dhe Serbia klanë arritur marrëveshje në normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve. Si pjesë e këtij aneksi, të dy palët janë dakorduar për të respektuar të gjitha nenet e aneksit… Sa i përket nenit 7, Kosova është pajtuar që menjëherë të fillojë negociatat me BE-në për çështjen e vetë-menaxhimit të komuniteteve serbe në Kosovë… Aneksi dhe marrëveshja janë konsideruar si adoptive. Ndonëse një tekst më ambicioz ishte propozuar në fillim, ajo çka për të cilën dy palët janë pajtuar do të jetë pjesë e integruar e secilës në rrugën evropiane… Të dy palët do të jenë të lidhura sa i përket kësaj marrëveshjeje, në mënyrë që të ndjeksin rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian. Të dy palët do të marrin benefite të theksuara sa i përket kësaj marrëveshjeje, sepse kjo nuk është vetëm për Kosovën dhe Serbinë, por edhe për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e rajonit… Të hënën, mministrat e jashtëm evropian do të takohen në Bruksel, ndërsa të premtën do të takohen liderët evropian dhe une do t’i informoj për këtë takim” tha mes të tjerash Borrell.

Kujtojmë që takimi maratonik ka zgjatur për afro 12 orë. Ky takim vije pas atij të 27 shkurtit, ku nuk u arrit një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve./Indeksonline/