23:27 / E Shtunë, 18 Mars 2023 / MSH

Borrell thotë se nuk ka rrugë tjetër përreth marrëveshjes: Kosova dhe Serbia duhet të normalizojnë marrëdhëniet

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, Josep Borrell, është deklaruar pas takimit mes Albin Kurtit dhe Aleksander Vuçiqit, në kuader të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Ai tha se është arritur një lloj marrëveshje për implementimin e neneve të aneksit që parasheh normalizimin e marrëdhënieve.

Mes të tjerash, Borrell tha se Kosova dhe Serbia nuk kanë se ku t’i ikin marrëveshjes finale.

“Për të hapur rrugët e tyre dhe për t’u pranuar në Bashkimin Evropian, Serbia dhe Kosova duhet të normalizojnë marrëdhëniet mes tyre. Nuk ka rrugë përreth kësaj. Kjo marrëveshje dhe ky aneks janë hapa të rëndësishëm në të bërit realitet këtë” shtoi Borrell.