12:17 / E Shtunë, 30 Tetor 2021 / B O

Botërori 2026 do të mbahet në Amerikën e Veriut

Ngjarja më e madhe sportive në Botë do të organizohet në Amerikën e Veriut. Tani zyrtarë të FIFA-s janë duke shqyrtuar mundësinë se cilat do të jenë qytetet ku do të organizohet Kupa e Botës 2026.

Një delegacion i FIFA-s aktualisht është në San Francisco Bay Area për ta parë “Levi’s Stadium”, shtëpinë e skuadrës 49ers që bën gara në NFL.

Ata po kontrollojnë aeroportet, hotelet, hapësirat, transportin dhe infrastrukturën e nevojshme për të organizuar ngjarje të tillë.

Të premten, zyrtarët e FIFA-s takuan edhe të parët e qyteteve në Bay Area, si dhe biznesmen të ndryshëm.

22 qytete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë konsiderohen si nikoqire të Botërorit.

Do të jetë hera e parë që tri shtete do të jenë bashkë organizatorë të Kupës së Botës.

Komiteti tani duhet ta ngushtojë listën në 16-të qytete.

San Francisco Bay Area për herën e fundit ishte nikoqir i ngjarjes së Botërorit në vitin 1994.

Vendimi final pritet të bëhet në fillim të vitit të ardhshëm.