Bournemouth nis kontaktet me trajnerin e njohur të Bundesligas
Andoni Iraola do të largohet nga Bournemouthit në fund të sezonit.
Spanjolli, kështu do t’i jap fund aventurës së tij 3-vjeçare në Angli, ku padyshim shihej si një nga trajnerët më të mirë në Premierligë.
Sipas Florian Plettenberg, Bournemouth ka gjetur zëvëndësuesin e tij ku ka nisur kontaktet me trajnerin gjerman, Marco Rose.

Kandidatë të tjerë po vlerësohen, por Rose është lart në listën e ngushtë.
Rose, ka një CV për t’u vlerësuar pasi ka menaxhuar skuadra të mëdha si Red Bull Salzburg dhe Leipzig, ku ka pasur sukses të madh si dhe Borussia Monchengladbach dhe Borussia Dortmund./IndeksOnline/

