18:25 / E Enjte, 08 Nëntor 2018 / indeksADMonline

”Braktisi” Kosovën për Shqipërinë, justifikohet Ardian Ismajli

”Dje ishte kapiten i Kosovës, U-21, por do ta vazhdojë karrierën internacionale te Kombëtarja e Shqipërisë” – kështu e ka nisur mediumi kroat, 24sata.hr shkrimin për largimin e Ismajlit nga ”Dardanët” drejt ”Kuqezinjëve”.

Mbrojtësi i Hajduk Split ka vendosur që të marrë pasaportë shqiptare, për të luajtur në njëren prej Kombëtareve më premtuese në kontinentin e vjetër.

Ai pranoi ftesën e Christian Panuccit, i cili e kishte kontaktuar mbrojtësin që prej gjashtë muajsh, shkruan 24sata, transmeton IndeksOnline.

”Menjëherë pas ftesës së Panuccit, unë vendosa të luajë për Shqipërinë në vazhdim, por nuk doja t’i lija miqtë të Kosovës U-21 derisa të mbaronin eliminatoret”.

”Unë isha kapiteni dhe lojtari më i mirë. Andaj nuk do të ishte në rregull që të largohesha atëherë, por pas përfundimit të këtij cikli, unë e pranova ftesën e Shqipërisë”.

”Ne jemi një komb. Unë shpresoj që së shpejti të bëhemi një Kombëtare, por të dyja tani janë më ndryshe. Shqipëria është më e mirë dhe më ofron më shumë mundësi të zhvillimit”.

”Pas gjithë atyre ndeshjeve me Kosovën U-21, prinërit më mbështetën t’i bashkohem Shqipërisë. Disa njerëz e gazetarë më kanë kritikuar për vendimin tim duke më thënë se s’do të kem vend te Shqipëria, por jam i sigurtë në vete”.

”Do ta shohim se çfarë janë planet e Panuccit dhe nëse do të mund të luaj ndaj Skocisë në ndeshjen e radhës të Ligës së Kombeve”, tha Ismajli në mes të tjerash./IndeksOnline/

Image result for ardian ismajli