19:40 / E Hënë, 12 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Sahiti komenton vendimin e Ismajlit për ta ”braktisur” Kosovën

Ndihmës-trajneri i Kosovës, Muharrem Sahiti, së fundmi ka diskutuar edhe për ardhjet/largimet te Kombëtarja.

Në veçanti, Sahiti e ka komentuar edhe largimin e ish-kapitenit të Kosovës U-21, Ardian Ismajli.

Ismajli u largua nga Kosova për t’ju bashkuar Shqipërisë, e Sahiti tha se Kombëtarja s’mund t’i joshë lojtarët sikur të ishte ndonjë klub, transmeton IndeksOnline.

“Komunikimi nuk mungon, kemi folur me të gjithë futbollistët. Ardiani ka qenë kapiten i Kosovës U-21”, tha Sahiti për ”90 Plus”.

”Nëse një lojtar nuk e ndien kënaqësinë shpirtërore dhe është në dy mendje, nuk ia vlen. Është e drejt e tij, është përcaktuar për Kombëtaren shqiptare. E respektoj vendimin e secilit. Unë i uroj shumë sukses Ardianit”.

”Ka vendosur të shkojë dhe të luajë për Kombëtaren. Ne nuk mund t’i joshim lojtarët sikur ekipet. Nuk mund t’i garantojmë se do të luajë titullarë. Nëse i bëjmë premtime, nuk do të ishim seriozë”./IndeksOnline/