22:09 / E Premte, 06 Prill 2018 / indeksADMonline

Shqipëria afër t’i marrë Kosovës njërin nga talentët më të fort që ka

Kombëtarja A e Shqipërisë vazhdon të peshkojë lojtarët nga Kosova, kurse së fundi po tenton të marrë lojtarin që është grumbulluar në disa ndeshje me Kombëtaren A të Kosovës.

Bëhet fjalë për kapitenin e U-21, Ardian Ismajlin, i cili ka merita të mëdha në suskeset e Kombëtares së drejtuar nga përzgjedhësi, Rafet Prekazi.

Gazeta Olle mëson ekskluzivisht se Cristian Panucci ka kontaktuar Ismajlin dhe lojtari në parim është pajtuar t’i bashkohet Shqipërisë, pasi ndihet i indinjuar nga Kosova A, e cila nuk e inkuadroi për asnjë minutë në ndeshjet kualifikuese për Botëror.

Qendërmbrojtësi i Hajdukut të Splitit, po kërkon nga FFK që me mirëkuptim të pranojë ftesën e Shqipërisë.