12:54 / E Mërkurë, 07 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Panucci zbulon listën e të ftuarve, si të ishte listë Kosove

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci ka publikuar sot listën e futbollistëve që ka grumbulluar për dy ndeshjet e radhës që do të luajë Shqipëria.

Ndeshjen e parë, kuqezinjtë do ta luajnë përballë Skocisë në datën 17 nëntor ora 20:45 në stadiumin “Loro Borici”, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Ndeshja e dytë e Kombëtares do të jetë miqësore, Shqipëri – Uells, e cila do të zhvillohet më 20 nëntor në “Elbasan Arena” ora 20:00, transmeton IndeksOnline.

Përndryshe, lista në fjalë është e stërmbushur me futbollistë nga Kosova.

Futbollisti i fundit kosovar që i është bashkuar Shqipërisë është Ardian Ismajli.

Ismajli vendosi të largohej nga Kosova, ku edhe ishte kapiten i grupmoshave, U-21, për ta përfaqësuar Shqipërinë.

Kjo është lista e kombëtares A: