14:17 / E Shtunë, 07 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Braziliani i Feronikelit shënon dhe me ‘shqiponjë’ feston

Braziliani, Jean Carioca Da Silva arriti të shënoj gol për Feronikelin, dhe këtë gol ai e festoi si të ishte shqiptar.

Pas realizimit ai festoi duke e bërë shqiponjën me duar.

Feronikeli është duke fituar me rezultat 3-0 kundër A&A në kuadër të 1/8 së DigitAlb Kupa e Kosovës.

/Indeksonline/.