19:17 / E Shtunë, 05 Maj 2018 / indeksADMonline

Breshëri dëmton edhe kulturat bujqësore (Foto/Video)

Breshëri i madh që ra sot ka përfshirë disa komuna të Kosovës.

Po ashtu, shumë qytete janë vërshuar nga shiu, i cili u shoqërua edhe me erëra të fuqishme.

E në komunën e Ferizajit, breshëri ishte aq i madh sa ka dëmtuar edhe kulturat bujqësore të mbjellura në pranverë.

Në disa fotografi që i ka dërguar një lexues i Indeksonline, thotë se breshëri i ka dëmtuar edhe kulturat bujqësore në fshatin Cerrnill.

Më poshtë shikoni disa pamje të kokrrave të mëdha të breshrit mbi tokë./Indeksonline/