15:36 / E Diele, 24 Mars 2019 / indeksADMonline

‘Brexit’ problem i madh për Theresa May, kryeministrja pranë shkarkimit

Mediat në Britani të Madh po shkruajnë se kabineti i Theresa May janë kthyer kundër saj dhe po kërkojnë që ajo të shkarkohet.

Gazetat e njohura britanike “The Sunday Times”, “The Telegraph” dhe “Daily Mail” po shkruajnë se vendin e May mund ta nxë sekretari, Michael Gove.

Gjatë ditës së sotme në Londër ishin afro një milion protestues kundër largimit të Britanisë nga Evropa.  Ata kërkuan që të bëhet edhe një referendum i dytë.

Po ashtu peticioni online ka arritur të bëjë gati pesë milion nënshkrime.

Presioni mbi Theresa May është shumë i madh dhe java e ardhshme pritet të jetë decizive./Indeksonline/