16:49 / E Premte, 18 Maj 2018 / indeksADMonline

Britania e Madhe shton praninë ushtarake në Afganistan

Qeveria britanike po planifikon një përforcim ushtarak në Afganistan, numri i të cilëve aktualisht është 600 persona.

Kryeministrja May do të dërgojë edhe 400-450 të tjerë, pas një bisede telefonike me presidentin amerikan, Donald Trump.  Ministri britanik i Mbrojtjes nuk konfirmoi dhe nuk e përgënjeshtroi lajmin, por theksoi se gjendja është nën një kontroll konstant.Gjenerali në rezervë, Richard Barrons, tha për BBC se ”edhe pse disa persona më shumë paraqesin një mesazh shumë të fortë për talebanët, kjo nuk mjafton”.

Temat: