Britania po i bashkohet skemës doganore panevropiane?

Shefi i Tregtisë në Bashkimin Evropian, Maros Sefcovic, thotë se marrëdhëniet midis BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar mund të rregullohen.
Sefcovic, përgjegjës për negociatat pas Brexit-it, deklaroi se bëhet fjalë për një zonë doganore panevropiane, që mund të diskutohet midis dy palëve.
Ai referoi idenë e anëtarësimit të Britanisë në Konventën paneuro-mesdhetare, shkruan BBC-ja.
Me këtë rast, Britania do të përfshihej në tregtinë pa tarifa midis vendeve të Evropës dhe Afrikës së Veriut, për pjesë, përbërës dhe materiale për zinxhirët e prodhimit dhe furnizimit.
Megjithatë, Sefcovic thotë se ideja nuk është akoma konkrete nga Londra zyrtare dhe se gjithçka varët nga vullneti i saj.