14:01 / E Martë, 19 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Britanikët po pinë më pak alkool, këto janë arsyet!

Më shumë se një e treta e britanikëve po zgjedhin të mos pinë alkool në katër raste sociale këtë sezon festiv, sipas një studimi të ri.

Sipas këtij hulumtimi të kryer nga Populus në emër të Coca-Cola’s së Britanisë së Madhe, 37 përqind e britanikëve do të qëndrojnë të matur në organizimet e Krishtlindjeve, ndërsa 16 përqind e 25-34 vjeçarëve, nuk do të pinë fare gjatë dhjetorit, transmeton Indeksonline.

Megjithatë, kjo nuk i pengon ata të moshës 65 vjeç, 45 përqind e të cilëve do të vazhdojnë të gëzohen me p ije alkoolike.

Ndër arsyet e shmangies së alkoolit ishte rehatia dhe kursimi i parave. Gjithashtu se shumë prej tyre janë në palestër dhe s’duan të ngacmojnë shëndetin kurse 10 përqind të tjerë vetëm për shkak se mendonin se ka mjaft zgjidhje nga pijet e tjera joalkoolike./Indeksonline/