75 Mall Live Search
23:04 / E Hënë, 02 Tetor 2023 / C E

Broja protagonist, Chelsea rikthehet te fitorja

Chelsea bind në derbin e Londrës ndaj Fulham dhe rikthehet te fitorja në kampionat pas tre javëve.

“Blutë” e Londrës diktuan ritmin e sfidë, ndërsa protagonist i padiskutuar për skuadrën e Pochettinos ishte sulmuesi i kombëtares shqiptare Armando Broja, që e nisi këtë takim në rolin e titullarit.

Broja u shfaq i rrezikshëm që në minutat e para të takimit, ndërsa vazhdimisht mbante nën presion mbrojtësit e Fulhamit.

Chelsea zhbllokoi sfidën në minutën e 18’ me Mudryk që gjeti golin e parë në një ndeshje zyrtare.

Vetëm një minutën më pas, më saktësisht në minutën e 19’ Armando Broja kaloi mbrojtësit e Fulham dhe realizoi golin e tij të parë pas rikthimit nga dëmtimi.

Në fraksionin e dytë sulmuesi “kuqezi” pati të tjera raste për të shënuar, megjithatë rezultati në fund nuk ndryshoi.

Broja u largua nga fusha e lojës në minutën e 64’, pasi u duk se ndjeu një shqetësim të lehtë, me sulmuesin që u duartrokit nga tifozët e Chelsea-t në momentin e zëvendësimit nga Sterling.

Në fund ndeshja u mbyll me rezultatin 0-2, me Fulham që renditet në vend të 13-të me tetë pikë, teksa Chelsea renditet në vend të 11-të me tetë pikë.

Standings provided by Sofascore