09:27 / E Hënë, 29 Janar 2018 / indeksADMonline

Bruno Mars triumfon në Grammy Awards 2018

Bruno Mars triumfoi në ndarjen e çmimeve të Grammy Awards 2018 që u mbajt të dielën mbrëma. Duke përfshirë edhe albumin më të mirë të vitit për atë “24K Magic”, shkruan Indeksonline.

Këngëtari tronditi fansat e dy favoritëve Kendrick Lamas dhe Jay-z. Bruno mori të gjashtë çmimet në kategoritë në të cilat ai ishte nominuar. Derisa Lamari u kthye në shtëpi me pesë e Jay-Z u kthye pa asnjë.

Ndërsa këta janë disa nga fituesit e tjerë:

Ed Sheeran mori çmimet “Albumi me zërin më të mirë pop”, “Perfomanca më e mirë solo pop”

Alessia Cara u zgjodh si “Artistja më e mirë e re”

Portugal. The Man mori çmimin “Grupi më të mirë me perfomancën më të mirë në duo pop”

Chris Stapleton fitoi çmimin “Kënga më e mirë country”

Foo Fighters u shpërblye me “Kënga më e mirë rock”

Grupi “The war on Drugs” albumi i tyre “A deeper understanding” u shpall si më i miri rock./Indeksonline/