15:05 / E Martë, 06 Mars 2018 / indeksADMonline

Dua Lipa pjesë e turneut të Bruno Mars (Foto)

Pas Bebe Rexhës, është tashmë radha e një tjetër shqiptareje për të qene pjesë e turneut të këngëtarit Bruno Mars.

Bëhet fjalë për Dua Lipën e cila në 6 mars do të jetë pjesë e turneut australian të këngëtarit.

Surprizën e ka zbuluar vetë këngëtarja shqiptare në një intervistë për The Daily Telegraph, ku u shpreh se ndihej mjaft e emocionuar për këtë ftesë: “Truneu është një ëndërr që po realizohet për mua. Është kaq e pabesueshme.”

Dua Lipa është këngëtarja shqiptare, këngët e së cilës janë kthyer në hite duke pushtuar top listat muzikore në mbarë botën.