75 Mall Live Search
13:07 / E Enjte, 27 Shtator 2018 / indeksADMonline

Buffon: Ky është talenti i vetëm që ka Italia

Pas fitores kundër Reims, portieri i PSG-s, Gianluigi Buffon ka folur për ekipin kombëtar italian.

Ai ka ngritur lartë shokun e tij të skuadrës dhe bashkëkombasin e tij, Marco Verratti, shkruan indeksonline.

Legjenda italiane ka thënë se 25 vjeçari është talenti i vetëm i vërtetë që ka kombëtarja e Italisë.

“Tani për tani unë mendoj se ky është i vetmi talent i vërtetë italian në futboll, për personalitetin me të cilin luan ndeshjet, për llojin e cilësisë dhe pamjen e lojës”, ka thënë Buffon.

Ai gjithashtu ka folur edhe për karrierën e tij me Kombëtare. Buffon ka sqaruar se është mirëkuptuar me trajnerin Roberto Mancini. /IndeksOnline/