16:31 / E Premte, 31 Gusht 2018 / indeksADMonline

Bugatti i ndërtuar nga një milion pjesë ‘Lego’

Nëse një Bugatti Chiron kushtonë tre milionë dollarë, atëherë ne ju sugjerojmë një version funksional më të lirë që ndërtohet nga një milionë ‘Lego’ , transmeton Indeksonline.

Në ngjarjen “Grand Prix” të Formula 1 në Monza të Italisë, kompania “Lego” prezantojë veturën sportive që duket shumë e ngjashme me Bugatti Chiron. Kjo veturë është ndërtuar nga një milion pjesë teknike ‘Lego’. Vetura ka peshë gati 1500 kilogram dhe ka 5 kuaj fuqi.

Në teste të vozitjes, vetura prej “Lego-ve” arriti të kap shpejtësin 20km/h. Testet u bënë në Gjermani. Për të ndërtuar këtë veturë u deshën 13.000 orë punë./Indeksonline/