15:48 / E Premte, 21 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Bugatti teston frenat 3D në shpejtësi deri 400 km/orë

Në fillim të këtij muaji Volkswagen hapi një qendër të re për prodhimin e veglave në fabrikën e saj kryesore të prodhimit në Wolfsburg.

Kjo qendër do të përdorë gjeneratën më të avancuar të printerëve 3D në bashkëpunim me HP, për të ndërtuar pjesë të printuara 3D për prodhim masiv, shkruan IndeksOnline.

Bugatti, një nga markat në portofolin e VAG, tashmë ka përvojë në dizajnimin e komponentëve të printuar 3D dhe kompania po përparon në fazën e testimit, duke përgatitur pjesët e para për shtypje.

Në një video të re, prodhuesi francez i super-makinave ka treguar procedurat e testimit të kaliperëve të frenave 3D për modelin Chiron, të cilat do të zëvendësojnë konstruksionet konvencionale.

Inxhinierët vendosin një kaliper të vetëm me një disk dhe testojn frenat në vend, me një shpejtësi deri në 400 kilometra në orë.

Në ngarkesën më të lartë, disku dhe kaliperi arrijnë temperaturat prej pothuajse 1.000 gradë celsius. /IndeksOnline/