15:48 / E Martë, 21 Janar 2020 / indeksADMonline

Bugatti Veyron dhe Lamborghini Aventador luajnë në dëborë

Të shikosh super makinat të ecin në dëborë është gjëja e fundit që do ta bënit ju po të kishit një të tillë.

Por një pronar i një makine Bugatti Veyron dhe Lamborghini Aventador tregon se dëbora është më tepër zbavitëse sesa e frikshme.

Kanali në YouTube Royalty Exotic Cars ka postuar një video të makinave duke rrëshqitur, bërë drift dhe zbavitur pafund.

Xhepat e ajrit, kofanoja përpara, disqet janë të mbushura të gjitha në dëborë. Madje Bugatti ngjan më tepër si një borëpastruese sesa makinë dimri.