11:09 / E Hënë, 03 Prill 2023 / shkelqim osmanaj

Bujar Pllana ”Ylli i Javës” në Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës si çdo javë , ka ndarë çmimin e  ‘’Ylli i Javës’’ në futboll.

Ky çmim i ka takuar futbollistit të FC Prishtina, Bujar Pllana.

Vlerësimi i më të mirit të javës u bë nga komisioni i veteranëve të futbollit, në përbërje: Shyqeri Salihu, Selajtin Jerliu dhe Fatmir Mehmeti.

Komisioni njëzëri vlerësoi se lojtari i Prishtinës, Bujar Pllana kishte paraqitjen më të mirë këtë javë.