09:13 / E Hënë, 02 Prill 2018 / indeksADMonline

Bukuria e Arilenës përmes artit të Fadil Berishës (Video)

Javë më parë këngëtarja e talentuar shqiptare Arilena Ara ishte në Amerikë. Gjatë qëndrimit të saj ajo realizoi një set fotografik në studion e fotografit Fadil Berisha. E ky i fundit në profilin e tij në Facebook ka shpalosur këtë album, përmes së cilit shfaqet bukuria natyrale e këngëtares, shkruan Indeksonline.

Arilena si gjithnjë mahnit më bukurinë e saj. Ndërsa ajo vazhdon të jetë aktive me koncerte brenda dhe jashtë vendit./Indeksonline/