18:20 / E Enjte, 14 Mars 2019 / indeksADMonline

Bullgaria publikon listën për ndeshjen ndaj Kosovës

Përveç Kosovës edhe Bullgaria ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen e parë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Skuadra bullgare sic nuk duket ka asnjë mungesë në formacionin e saj startues dhe ndaj Kosovës pritet të jetë e plotë.

Kosova është nikoqire e Bullgarisë, ndeshje kjo që zhvillohet më 25 mars në stadiumin “Fadil Vokrri”. /IndeksOnline/